Opozita paralajmëroi protestë, Rama niset drejt këtij qyteti

Shqipëria

Opozita paralajmëroi protestë, Rama niset drejt këtij qyteti

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:48
Edi Rama

Sot do të organizohet e para protestë e opozitës në Shqipëri, që prej momentit kur Sali Berisha mori drejtimin e saj.

Qytetarët janë lajmëruar të dalin në orën 19.00 përballë kryeministrisë në Tiranë, ndërkohë që lideri i opozitës i bëri thirrje një ditë më parë policisë të mos provokojë turmën.

Ndërkohë që opozita do të protestojë në Bulevard, kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të udhëtojë për në Vlorë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së bypass-it të qytetit bregdetar.

Pavarësisht mungesës së tij, brenda godinës së kryeministrisë sot pritet të ketë anëtarë të kabinetit qeveritar.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se më të pakënaqurit me qeverinë do të jenë në katin e dytë të kryeministrisë.

“Sali mos kujto se edhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë thjesht mercenarë në një luftë që nuk u përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër ndaj kësaj qeverisje, të pakënaqurit më të mëdhenj me këtë qeverisje do ti keni përballë, do të jenë në katin e dytë të kryeministrisë Sali, aty nga ku ti shihje Gardën që qëllonte mbi protestuesit, do të shohësh jo kryeministrin, por kryeprotestuesin”, tha Spiropali sot në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat