Vdes analisti Kastriot Myftaraj, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës

Shqipëria

Vdes analisti Kastriot Myftaraj, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:05 Përditësuar në ora: 14:55 më 07.07.2022
Kastriot Myftaraj

Zbardhet arsyeja e vetflijimit të Kastriot Myftarajt, dalin pamje nga vendi ku vdiq ai

Pak më parë, policia njoftoi se gazetari Kastriot Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte e për pasojë ka ndërruar jetë.

Kanë dalë edhe pamjet pak minuta pas ngjarjes. Siç shihet nga pamjet gazetari ndodhet i pajetë shtrirë në trotuar, i mbuluar me një çarçaf blu, poshtë një farmacie.

Deri më tani policia konfirmon se është hedhur, por nuk dihet se kush janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë Kastriot Myftarajn drejt kësaj ngjarjeje.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, çfarë dihet për Myftarajn para se të hidhej nga banesa

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Burime për Abc bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. 

Vdes analisti Kastriot Myftaraj, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës

Ka ndërruar jetë analisti Kastriot Myftaraj. Policia njofton se 60-vjeçari është hedhur nga kati i katërt i banesës në lagjen “Ali Demi”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë policia.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat