Me plagë në trup, demokrati niset nga Shkodra drejt Tiranës për protestën

Shqipëria

Me plagë në trup, demokrati niset nga Shkodra drejt Tiranës për protestën

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:18
Një qytetar nga Shkodra

Një qytetar nga Shkodra ka vendosur t’i bashkohet protestës edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore.

Me plagë në trup, ai tha për gazetarin Teodor Gjerga se edhe pse nuk është në gjendje të protestojë, zgjodhi të niset drejt Tiranës me demokratët shkodranë, për shkak se ndihet i pashpresë.

“Nuk kam asnjë lloj shprese. Kam dalë pardje nga spitali, jam bërë operim. Nuk jam në gjendje për protestë, por t’i them zotërisë (Ramës) që i ka vënë lakun në fyt popullit”, theksoi ai.

Rreth 1 mijë demokratë u nisën nga Shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat