Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Shqipëria

Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:38
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar për Kurban Bajramin.

Meta shprehet se ka një urim të përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi duke bërë thirrje të mos harrohet mesazhi i kësaj feste.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran. Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!

Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit. Adhurim dhe lutje të pranuara!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat