Vajza e parë pilote në Shqipëri rrëfen sfidat dhe si hoqi dorë nga mësuesia: Ndoqa rrugën e babait

Shqipëria

Vajza e parë pilote në Shqipëri rrëfen sfidat dhe si hoqi dorë nga mësuesia: Ndoqa rrugën e babait

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 23:25
Armela Murati

Armela Murati është femra e parë pilote në vendin tonë. Vajza me origjinë nga Burreli e rritur në një familje ushtarakësh vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion.

Në një rrëfim për “Fitstation” me moderatoren Çenkuela Hasa, Armela zbuloi sesi nisi rrugëtimi i saj në Bazën Ajrore të Farkës.

Moderatorja: Kemi dëgjuar që vajzat zgjedhin profesione si mësuese, mjeke, arkitekte, ti pse bëre këtë zgjedhje? Si ndodhi shkëndija e parë?

Armela Murati: Unë e nisa jetën time për t’u bërë mësuese, duke qenë se kam mbaruar studimet për gjuhën angleze. Me hapjen e kursit për përgatitjen e oficerit të ri, ishte dëshirë që e kisha që e vogël dhe mendova pse të mos jem pjesë. Më pas e lashë profesionin e mësuesisë dhe ja ku jam sot nën uniformë.

Murati në këtë rrëfim për News24 zbuloi edhe se si e priti familja vendimin e saj.

“Babi ishte i pari që më mbështeti dhe nuk e diskutoi më. Duke qenë se jemi një familja ushtarake unë e dija çfarë më priste. Mami është mësuese, por unë ndoqa rrugën e babit”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat