Plas debati/ “S’ka kontrabandë nafte? Ke syze, po nuk sheh”! Eksperti-Telitit: Je fatkeqësi, denoncoje qeverinë pse e lë të vjedhë?!

Shqipëria

Plas debati/ “S’ka kontrabandë nafte? Ke syze, po nuk sheh”! Eksperti-Telitit: Je fatkeqësi, denoncoje qeverinë pse e lë të vjedhë?!

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:06
Dorian Teliti dhe Bardh Sejdarasi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-se, Dorian Teliti ka deklaruar se në vendin tonë ka kontrabandë nafte, por kjo deklaratë është kundërshtuar nga eksperti i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, i cili është shprehur se nuk ka kontrabandë nafte dhe këtë e thotë me përgjegjësi.

Ne emisionin “Open”,  Sejdarasi u shpreh se tregu i naftës në Shqipëri varet nga çmimi, importi. Sipas tij, sasia e hidrokarbureve të importuara ka rënë, për shkak të uljes së konsumit

Pjesë nga debati:

Sejdarasi: Pjesa që mund të diskutohet sot është numri i makinave që janë sot të zhdoganuara në territorin e Shqipërisë dhe nafta që harxhohet. Tregu i naftës në Shqipëri varet nga çmimi, importi, sasia varet nga konsumi brenda vendit. Shqipëria ka 4-5 kompani shqiptare, që sot e përdorin naftën e importuar dhe në regjimin tranzit. Pra, merret naftë, shkon në dy sisteme që kemi ne, dhe ka një vendim të 2007, të ministrit Ridvan Bode, që nafta del me çmimin e një dite më përpara. Sasia e hidrokarbureve të importuara ka rënë, për shkak të uljes së konsumit. Konsumi është ulur, për shkak të çmimit të lartë. Arsyeja e uljes së konsumit nuk ka lidhje me uljen e numrit të makinave. Ka dhe njerëz që kanë makinë në shtëpi, por nuk e përdorin, se nuk kanë lekë të blejnë naftë. Është e pamundur të lidhësh numrin e makinave me konsumin e karburantit.

Teliti: Ka rregulla bordi me vendosjen e çmimeve? Qeveria po vendos çmime ala-komuniste.

Sejdarasi: Dori, unë po flas për tregun.

Teliti: Vetëm në 5 muajt e parë të 2022 janë 15 mijë tonë më pak, pra 15 milionë litra, dhe janë shumë. Kjo vjen nga rritja e çmimeve, por kemi informacione se dhe kontrabanda që po bëhet është në nivele më të larta.

Sejdarasi: Porto Romanon e ka koncesioni.

Teliti: Pra, se ka qeveria?

Sejdarasi: Unë nuk të flas për qeverinë.

Teliti: Sheh ti apo jo, se paske dhe syze.

Sejdarasi: Unë shikoj afër edhe larg. Është fatkeqësi që përfaqësuesi i një force politike flet për kontrabandë. Denoncoje mo vëlla, denoncoje qeverinë, pse e lë të vjedh.

Teliti: Unë atë punë bëj çdo ditë, ti nuk e bën. Vjen këtu dhe thua që nuk ka kontrabandë në Porto Romano.

Sejdarasi: E them me përgjegjësi që nuk ka fare kontrabandë. Ti nuk e di si funksionon tregu aty. Ma shpjego si tërhiqet nafta aty.

Teliti: Nuk ka kontrabandë po thua? Bravo të qoftë.

Sejdarasi: Për mua nuk ka kontrabandë nafte në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat