Përplasja pas ndeshjes në ‘Air Albania’/ Policia: Një efektiv dhe një tifoz janë plagosur, 25 të shoqëruar

Shqipëria

Përplasja pas ndeshjes në ‘Air Albania’/ Policia: Një efektiv dhe një tifoz janë plagosur, 25 të shoqëruar

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 23:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me përplasjen pas ndeshjes në stadiumin ‘Air Albania’.

Në njoftim bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar jashtë rrezikut për jetën një efektiv policie dhe një tifoz ndërsa janë shoqëruar 25 persona.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat