Fier/ Makina gjendet në kanal pranë tokës me kanabis, dyshohet se ka drogë

Shqipëria

Fier/ Makina gjendet në kanal pranë tokës me kanabis, dyshohet se ka drogë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është gjetur brenda një kanali në zonën e Baltzës në Fier, disa kilometra larg vendit ku pak më parë u zbulua parcela ne kanabis.

Dyshohet që në brendësi te automjetit ka kanabis. Ndërkohë, një tjetër automjet, që dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin, është bllokuar në afërsi të kanalit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën.  Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali.

Mendohet që dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në parcelën me kanabis ndërkohë vijon puna për numërimin dhe shkuljen e bimëve narkotike, të mbjella mes misrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat