Kërcënim serioz për sulm terrorist, Muxhahedinët marrin vendimin e papritur samitin në Durrës

Shqipëria

Kërcënim serioz për sulm terrorist, Muxhahedinët marrin vendimin e papritur samitin në Durrës

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:50
Flamuri amerikan i vendosur pranë ndërtesës së Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.

Ambasada amerikane në Shqipëri ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm që shënjestron një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim, që ishte planifikuar të mbahej në Durrës më 23 dhe 24 korrik.

Për shkak të këtij paralajmërimi, organizatorët kanë njoftuar se samiti është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm, i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, thuhej në njoftimin e Ambasadës, përmes së cilit udhëzohen qytetarët amerikanë që ta shmangin këtë ngjarje.

Samiti do të mbahej më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3, në Manzë të Durrësit.

"Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve", njoftoi sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat