Përgjaken rrugët/ Aksident tragjik në autostradë, vdes gjatë rrugës 40-vjeçari

Shqipëria

Përgjaken rrugët/ Aksident tragjik në autostradë, vdes gjatë rrugës 40-vjeçari

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë. Policia njofton se viktima është shoferi i automjetin “Volkswagen”. Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me trafikndarësen.

40-vjeçari humbi jetën teksa transportohej për në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur nga aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat