Ish-deputeti për shkarkimin e Ahmetajt: Rama të katapulton, të përdor dhe të fut në burg

Shqipëria

Ish-deputeti për shkarkimin e Ahmetajt: Rama të katapulton, të përdor dhe të fut në burg

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 20:40
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Ish-deputeti Spartak Braho e ka quajtur shkarkimin e Arben Ahmetaj, si metodologji e drejtimit kryeministror të Edi Ramës.

“Historia e rindërtimit, ka një mungesë të theksuar transparence, nuk dihet si janë përdorur ndihmat nga jashtë. U ngrit një grup pune që nuk funksionoi. Nuk ka transparencë dhe unë jetoj në Durrës, atje janë ende jashtë njerëzit, shemben akoma pallate që u krisën nga tërmeti. Ahmetaj u shkarkua se nuk vuri tullat e rindërtimin apo nuk ka transparencë? Opozitë nuk ka, Opozita është si puna e tij që pi e dehet e vjell një javë rresht që të mbledhë veten.

Ai edhe e shkarkon edhe i vlerëson punën. Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon. Zëvendësimi me Ballukun më kujton që zakonisht kjo zëvendëson burrat. Mesa duket gëzon simpatinë e Kryeministrit se ka kaluar kohë të gjatë me të”, tha Braho në News 24.

Ai foli në lidhje me hetimet dhe arrestimet nga ana e SPAK në radhët e socialistëve duke theksuar se krimi nuk ka ngjyrë dhe anë.

 “Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini.

Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lere”, tha Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat