Spartak Braho: Rama është sharlatan, sociopat, do përfundojë si Musolini!

Shqipëria

Spartak Braho: Rama është sharlatan, sociopat, do përfundojë si Musolini!

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 09:57
Spartak Braho

“Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. E kam thënë që do të ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jonormal.” – Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme, ish-deputeti socialist Spartak Braho, teksa ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai ka ka folur edhe në lidhje me punën e SPAK dhe pretendimin e qeverisë se “shpata” po pret vetëm majtas.

“Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon. Zëvendësimi me Ballukun më kujton që zakonisht kjo zëvendëson burrat. Mesa duket gëzon simpatinë e Kryeministrit se ka kaluar kohë të gjatë me të”, tha Braho në emisionin “Frontline”.

“Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini.
Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lere”
, vijoi ish-deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat