Ndryshojnë sërish temperaturat, meteorologia parashikon surprizat që na presin në fundjavë

Shqipëria

Ndryshojnë sërish temperaturat, meteorologia parashikon surprizat që na presin në fundjavë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:32
Lajda Porja

Moti këtë fundjavë në vendin tonë pritet të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius.

Termometri do të shënojë pikun në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Sipas meteorologes, Lajda Porja bregdeti do të jetë më i freskët, me temperatura 34-35 gradë.

Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore Bajram Curri, Kukës dhe Has, të cilat do të jenë me rrebeshe shiu. Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Jonit, ku do të ketë një det me dallgë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat