E rëndë në Himarë, skafi godet një fëmijë në plazhin e Potamit. Humb jetën 5 vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Himarë, skafi godet një fëmijë në plazhin e Potamit. Humb jetën 5 vjeçari

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur në plazhin e Potamit, raporton korespondenti i Panorama.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ky është rasti i tretë brenda një muaji që skafet në plazhet e Shqipërisë aksidentojnë pushuesit.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat