Pamje trishtuese, babai i vajzës u përball me policin vrasës, ra në gjunjë nga tronditja e madhe

Shqipëria

Pamje trishtuese, babai i vajzës u përball me policin vrasës, ra në gjunjë nga tronditja e madhe

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Pamje tronditëse nga momenti i aksidentit të rëndë të ndodhur sot në plazhin e Potamit në Himarë.

Babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga gomonia, u përball me policin Arjan Tase.Në këtë foto duket momenti kur babai i vajzës së ndjerë ra në tokë nga tronditja e madhe. Ndërsa dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones qëndroi indiferent përgjatë gjithë kohës, dhe në pritje të policisë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik ndodhi sot në mesditë, teksa ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit.

Familja e 7-vjeçares është me origjinë nga Tropoja dhe ishin kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në atdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat