Investigimi/ Ceno Klosi, në 6 vjet 900 mijë euro pasuri

Shqipëria

Investigimi/ Ceno Klosi, në 6 vjet 900 mijë euro pasuri

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 07:33
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, gjatë 6 viteve punë në shtet ka arritur të krijojë një pasuri prej 900 mijë euro.

Pasuria e drejtuesit të lartë të administratës qeveritare përfshin dhjetëra apartamente në Shqipëri, biznes në Angli dhe dhënie me 140 mijë paund me fajde. Deklarata e pasurisë së drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, ka ngritur dyshime të forta mbi veprimtarinë e tij në administratën shtetërore.

Sipas të dhënave të karrierës profesionale të paraqitura në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi nga përfundimi i shkollës në 2002, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE.

Në qershor të 2021 u emërua drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ajo që bie në sy duke kryqëzuar CV-në dhe deklaratën e pasurisë së drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është rritja eksponenciale e pasurisë së Ceno Klosit pas marrjes së detyrave shtetërore. Në 13 vite drejtues në banka të nivelit të dytë, Ceno Klosi ka arritur të blejë në 2010 me një kredi prej 45 mijë eurosh një apartament në Tiranë me vlerë prej 6.8 milionë lekë me sipërfaqe 93.2 m2 .

Në tetor 2016, një vit pasi ishte punësuar në OSHEE si drejtor ekonomik, Ceno Klosi deklaron se ka blerë me një kredi 200 mijë euro një apartament tjetër prej 160 m2 në Tiranë. Dy vite e katër muaj pas blerjes së apartamentit të dytë, në janar 2019, Ceno Klosi hap një biznes në Angli, me adresë një vilë luksoze dhe jep 140 mijë paund me fajde.

Xhepat e Klosit vazhdojnë fryrjen gjatë detyrave shtetërore pasi në qershor 2021, muaj kur është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të UjësjellësKanalizimeve, Ceno Klosi blen një apartament me vlerë 280 mijë euro, nga të cilat 60 mijë euro vijnë nga kursimet dhe rreth 150 mijë euro janë marrë kredi.

Nga përshkrimi kuptohet se apartamenti është në një zonë luksi pasi ka një sipërfaqe prej 154 m2 dhe plotë 91 m2 janë verandë. Gjatë kësaj kohe, Klosi deklaron se disponon mbi 48 mijë paund depozitë nga kursime familjare dhe depozita të tjera me vlerë gati 30 mijë euro.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij deklaron se ka një depozitë bankare me rreth 100 mijë euro. Për t’u theksuar është se Ceno Klosi nuk disponon të ardhura nga biznesi privat në Shqipëri dhe nuk ka ndonjë aktivitet privat.

Iu mbetet autoriteteve për të hetuar në thellësi pasurinë e Ceno Klosit, i cili gjatë 13 viteve punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro.

Rasti i Ceno Klosit i ngjan atij të Drejtorit të përgjithshëm të Doganave Gent Gazhelit, i cili gjatë karrierën në qeverinë “Rama” mundi të krijojë një pasuri marramendëse në shkelje të ligjit.

ZBULOHET VILA LUKSOZE 1 MILION PAUND NË LONDËR E KLOSIT, NUK E DEKLAROI NË ILDKPKI

Në 13 vite drejtues në banka të nivelit të dytë, Ceno Klosi ka arritur të blejë në 2010 me një kredi prej 45 mijë eurosh një apartament në Tiranë me vlerë prej 6.8 milionë lekë me sipërfaqe 93.2 m2.

Në tetor 2016, një vit pasi ishte punësuar në OSHEE si drejtor ekonomik, Ceno Klosi deklaron se ka blerë me një kredi 200 mijë euro një apartament tjetër prej 160 m2 në Tiranë.

Dy vite e katër muaj pas blerjes së apartamentit të dytë, në janar 2019, Ceno Klosi hap një biznes në Angli, me adresë një vilë luksoze dhe jep 140 mijë paund me fajde.

Shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tre banjo, garazh dhe mjedise të tjera.

Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.

Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze, dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim, dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo.

Por, Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik. Xhepat e Klosit vazhdojnë fryrjen gjatë detyrave shtetërore pasi në qershor 2021, muaj kur është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të UjësjellësKanalizimeve, Ceno Klosi blen një apartament me vlerë 280 mijë euro, nga të cilat 60 mijë euro vijnë nga kursimet dhe rreth 150 mijë euro janë marrë kredi.

Nga përshkrimi kuptohet se apartamenti është në një zonë luksi pasi ka një sipërfaqe prej 154 m2 dhe plotë 91 m2 janë verandë.

Gjatë kësaj kohe, Klosi deklaron se disponon mbi 48 mijë paund depozitë nga kursime familjare dhe depozita të tjera me vlerë gati 30 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshortja e tij deklaron se ka një depozitë bankare me rreth 100 mijë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat