Ekzekutimi i Selavdi Shehajt në plazh, si u zbulua porositësi

Shqipëria

Ekzekutimi i Selavdi Shehajt në plazh, si u zbulua porositësi

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Karabinierët e Komandës Provinciale të Romës kanë arrestuar personin që ka dhënë urdhrin për vrasjen e shqiptarit Selavdi Shelaj më 20 shtator 2020.

Ekzekutimi i shqiptarit ndodhi në breg të detit në zonën e Torvajanicës dhe në pranga si porositësi i saj është vënë Giuseppe Molisso.

Molisso ndodhet në burg, sepse konsiderohet si urdhërues i tentativës së dyfishtë të vrasjes së vëllezërve Costantino që ndodhi më 13 korrik 2021 në rrethin Alessandrino.

Sipas hetuesve, vrasja e Shelajt, i njohur si Simone, i atribuohet një aksioni me karakter hakmarrës pas pritës së 14 nëntorit tri vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, prokuroria ka njoftuar një urdhër paraburgimi për Giuseppe Molisso. Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.

Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Guido Cianfroça, i dyshuar serioz për gjetjen e armës së vrasjes.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pranë një kioske, ndërsa autorët që kryen atentatin u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Ata janë Enrico Bennato dhe argjentinasi Raul Esteban Calderon. Mbi këtë të fundit tashmë rëndojnë edhe akuzat për vrasjen e ultrasit të Lazios, Fabrizio Piscitello.

VRASJA 

Mediat italiane bënë me dije në vitin 2020 se 38-vjeçari shqiptar Selavdi Shehaj nuk ia ka dalë të mbijetojë 4 ditë pas atentatit në plazhin e Torvaianica, afër Romës.

Shehaj u qëllua nga dy të maskuar teksa ishte në plazh, dhe në atë moment po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës.

Dy autorët u afruan me skutera dhe një prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë Shehajn.

Ai u transportua menjëherë në spital, ku në një operacion të vështirë 4-orësh i hoqën plumbat.

Mediat italiane shkruanin se Selavdi Shehaj ishte me precedent penal për trafik droge, kishte bërë edhe burg, si dhe njihej për lidhjet me ish-kapon e tifozëve të Lazios, Fabrizio Piscitelli, që drejtonte një grup të trafikut të drogës, por edhe ai ka përfunduar i vrarë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat