Përfshihet nga flakët kasollja e mbushur me dru në Berat, shpëton mrekullisht nga djegia shtëpia afër saj

Shqipëria

Përfshihet nga flakët kasollja e mbushur me dru në Berat, shpëton mrekullisht nga djegia shtëpia afër saj

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë në Berat. Drejtoria e MZSh-së Berat u njoftua për një zjarr në një shtëpi banimi dhe menjëherë drejt fshatit Moravë u nisën me urgjencë 3 mjete zjarrfikëse.

Mësohet se pasi mbërritën në vendngjarje zjarrfikësit panë se kishte marrë flakë kasollja e mbushur me dru dhe po rrezikohej banesa e Burbuqe Arizit.

Ndërhyrja në kohë e punonjësve zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke evituar përhapjen  e flakëve të zjarrit drejt banesës.

Si pasojë e zjarrit, kasollja me dru u shkrumbua totalisht, ndërkohë që banesa e 62-vjeçares nuk u prek dhe nuk pati dëmtime nga flakët e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat