Benzi përplaset me motorin në Vlorë, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë shëndetësore

Shqipëria

Benzi përplaset me motorin në Vlorë, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L.B. është përplasur me një motor me drejtues shtetasin E.C.

Ky i fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat