Fundjava e nxehtë, po reshjet rikthehen javën e dytë të gushtit

Shqipëria

Fundjava e nxehtë, po reshjet rikthehen javën e dytë të gushtit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:20
Ilustrim

Kjo fundjavë do të shënojë sërish temperatura të larta, madje në disa zona termometri pritet të kapercejë vlerën e 39 gradë celsius.

“Fuqizohet vala e të nxehtit duke bërë që në fundjavë të kemi temperatura mbi 35 gradë në veri dhe në ultësirë mbi 39 gradë” – tha për Tv Klan meteorologu Hakil Osmani.

Edhe pse me temperatura të larta në veri, e diela nuk do të kalojë pa rrebeshe të shkurtra shiu.

Ndërkohë, java e dytë e gushtit do të nisë me reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

“Java që vjen sjell mot të paqëndrueshëm duke bërë që të kemi reshje shiu të konsidrueshme dhe pas mesjavës, rënie të temperaturave me 3 gradë.”

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta të jenë sërish prezente në vendin tonë deri në fund të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat