Berisha: Bordi vjedh qytetarët! Në Malin e Zi nafta shitet me 255 më lirë se në Shqipëri

Shqipëria

Berisha: Bordi vjedh qytetarët! Në Malin e Zi nafta shitet me 255 më lirë se në Shqipëri

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 00:00
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denocuar bordin që vendos çmimin e karburanteve. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar një foto ku shihet çmimi i naftës në Malin e Zi.

Sipas Berishës, në Malin e Zi nafta është shitur me 25% më i lirë se në Shqipëri.

‘Ky ishte sot çmimi i naftës në Malin e Zi, 25% më i lirë se në Shqipëri. Qeveria me borde vjedh qytetarët?’, shkruan Berisha në Facebook.

Bordi i Transparencës është mbledhur duke e ulur çmimin e naftës me vetëm 1 lekë. Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri, ndërsa benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani. Ndërkohë që i pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit që do vazhdojë të tregëtohet me 81 lekë për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat