Sherri për faturën, policia në kërkim të pronarit të restorantit në Sarandë që kanosi me thikë klientët

Shqipëria

Sherri për faturën, policia në kërkim të pronarit të restorantit në Sarandë që kanosi me thikë klientët

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:44
Pronari i restorantit në Sarandë që kanosi me thikë klientët

Policia e Sarandës njofton se ka shpallur në kërkim pronarin e një restoranti në qytetin bregdetar pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shihej me thikë në dorë duke kanosur disa klientë.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të  gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë", njoftoi policia.

Konflikti ka ndodhur rreth orës 18:00 pas një debati të pronarit Alban Çoba me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzonin ta paguanin.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat