Tre vatra zjarri aktive në Shkodër/ Flakët djegin një banesë në fshatin Bërdicë, rrezikohen edhe shtëpitë e tjera

Shqipëria

Tre vatra zjarri aktive në Shkodër/ Flakët djegin një banesë në fshatin Bërdicë, rrezikohen edhe shtëpitë e tjera

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në fshatrat Bardhaj, Bërdicë dhe në zonën e Velipojës në Shkodër.

Në fshatin Bardhaj, vatra e zjarrit ka marrë përmasa masive dhe po përhapet me shpejtësi, e favorizuar edhe nga era.

Ndërsa në Bërdicë, flakët janë përhapur dhe në zonat e banuara, ku një prej shtëpive është djegur.

Zjarri rrezikon edhe banesat e tjera në lagjen Masmalaj. Mësohet see është shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë, pranë rezervatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat