Ministri i Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni nëse ju kërkohet nga autoritetet

Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni nëse ju kërkohet nga autoritetet

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:57
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se situata paraqitet më e vështirë në Selenicë, ndërsa i bën thirrje banorëve që të evakuohen nëse kjo u kërkohet nga autoritetet.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret.

Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, thote Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat