Vrasja pas sherrit banal në Maliq, flet vëllai i autorit: Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe…

Shqipëria

Vrasja pas sherrit banal në Maliq, flet vëllai i autorit: Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe…

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Sherri banal i ka kushtuar jetën një tjetër qytetari, këtë herë në Maliq. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të hënës, ku Velo Hazisllari goditi me thikë bashkëfshatarin e tij, Nesti Sotirin i cili edhe pse u dërgua në spitalin e Korçës, nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Edhe Velo Hazisllari aktualisht është shtruar në Spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Vëllai i autorit duke folur para gazetarëve, është shprehur i tronditur dhe tregoi se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit.

Ai tha se kishte shkuar për pushime në Maliq dhe se vetëm një ditë e kishte takuar të vëllanë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat