Ngjarje e rëndë/ Shkrumbohen plotësisht 2 banesa në Gramsh

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ Shkrumbohen plotësisht 2 banesa në Gramsh

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në fshatin Kabash, Gramsh.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë pasi 8 anëtarët e familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur,

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat