Pronarët e mjeteve ujore protestë: Skafet po bëjnë xhiro për qejf, ne që i kemi për bukën e gojës nuk na lejojnë

Shqipëria

Pronarët e mjeteve ujore protestë: Skafet po bëjnë xhiro për qejf, ne që i kemi për bukën e gojës nuk na lejojnë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Pronarët e mjeteve ujore kanë zhvilluar këtë të martë një protestë në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku kërkojnë rikthimin e aktivitetit të tyre ekonomik, i cili u mbyll pas tragjedisë së Potamit.

Në një prononcim për News 24, pronarët kërkojnë nga policia dhe qeveria marrjen e një vendimi zyrtar që ndalon aktivitetin e tyre, që dhe ata të jenë të qartë se aktiviteti është mbyllur dhe të çojnë mjetet në shtëpi.

Sipas tyre është e padrejtë që mjetet lundruese individuale të lejohen, ndërkohë që ata që i kanë për bukën e gojës nuk mund t’i hedhin në ujë.

“Ai po e bën të madhe këtë punë, skafet po bëjnë xhiro për qef. Ne që i kemi për bukë, që paguajmë taksa dhe tatime po rrimë, nuk na lejojnë, n ai kan çu frenat e dorës. Bini një letër me shkrim, tregoni vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ne nuk vijmë më. Të tregojnë vendimin.

Tregon polici mesazhin kur të më thotë i madhi, ku ka i madh dhe i vogël këtu o vlla. Njerëz jemi dhe ne. Të na japin një zgjidhje, t’i marrim të paktën t’i çojmë në shtëpi”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat