Partia e Lirisë mbledh strukturat e kryeqytetit, Meta akuza të forta Ramës: E betonizoi qytetin, por...

Shqipëria

Partia e Lirisë mbledh strukturat e kryeqytetit, Meta akuza të forta Ramës: E betonizoi qytetin, por...

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:14
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një mbledhje me strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën, duke nisur kështu rrugëtimin politik të kësaj partie me organizimet me bazën.

“Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë: Nga nesër Tirana e para në shembjen e tiranisë!”, është ky mesazhi që Meta ka ndarë.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka qenë nismëtari i betonizimit të kryeqytetit duke e nisur rrugëtimin e tij politik me vjedhjet e 20% dhe e vazhdon me vjedhje 500% pasi po realizon sipas tij autostradat me kilometrin e asfaltit me të shtrenjtë në të gjithë Europën.

“Kundër Tiranisë së Betonit se tha dikush këtu është pak nxehtë. Po normal gjithë ky beton këtu. Gjithë ky bllokim i korridoreve ajrore të Tiranës. Normale se Shqipëria ka pasur dhe pushtues të përgjegjshëm nuk ka vetëm pushtues që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani e vazhdojnë me 500%. Se i bën rrugët 6-fish më të shtrenjta se Serbia. Dhe Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish kryeministrit Ilir meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara siç ishte Teatri Kombëtar për ta kthyer sot në Tiranën e betonit ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, shumë shpejt për t’ia kthyer padrejtësinë me drejtësi”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat