Një nga personat më të kërkuar nga drejtësia/ Kush është Ervis Martinaj, nga dëshmia e Dumanit te ekzekutimi mafioz i kushëririt

Shqipëria

Një nga personat më të kërkuar nga drejtësia/ Kush është Ervis Martinaj, nga dëshmia e Dumanit te ekzekutimi mafioz i kushëririt

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:40
Ervis dhe Brilant Martinaj

Ervis Martinaj është sot një nga emrat më të kërkuar në Shqipëri. Nga dita e sotme veprave penale që rëndojnë në ngarkim të tij, i është shtuar një denoncim nga ana e familjarëve të Martinaj që thonë se nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre duke vënë në lëvizje uniformat blu për gjetjen e tij.

Ka qenë xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj i cili i është drejtuar uniformave blu duke kërkuar ndihmë pasi shprehet se prej tre ditësh nuk ka pasur kontakt me nipin e tij.

Por kush është Ervis Martinaj

Emri i tij është lakuar shpesh për ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në vendin tonë. Ai ishte i pranishëm në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku mbeti i vrarë shoku i tij Fabiol Gaxha. Merviol Billo nxori armën duke qëlluar për vdekje në drejtim të Gaxhës, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe vetë Martinaj.

Pak muaj më parë, emri i Martinajt doli në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili u tha hetuesve se kishte marrë një porosi nga ana e tij për të vrarë Endrit Doklen në këmbim të një shume të majme që kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Disa javë më parë, Martinajt i ekzekutuan kushëririn Brilant Martinaj në një atentat mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. 22-vjeçari u vra bashkë me dy miqtë e tij Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën. Autorët qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tyre, ndërsa automjeti ku po udhëtonin tre viktimat u shkrumbua nga flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat