Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës

Shqipëria

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një 29-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen nr.14 në Durrës.S.H, 29 vjeç u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat