Dhunuan policin në Peshkopi, arrestohen 3 “të fortët”

Shqipëria

Dhunuan policin në Peshkopi, arrestohen 3 “të fortët”

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre personat të cilët ditën e djeshme pas një konflikti në Peshkopi kanë goditur një efektiv policie duke i shkaktuar plagë.  Mësohet se në pranga kanë rëndë D.S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.

Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.

Polici, M. K., në kushtet  e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat