Autostrada Tiranë-Durrës mbushet gjithë grurë, krijohet trafik i rënduar

Shqipëria

Autostrada Tiranë-Durrës mbushet gjithë grurë, krijohet trafik i rënduar

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:43
Një trajler është përfshirë në aksident

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë Durrës.

Një trajler është përfshirë në aksident dhe gjithë gruri që ishte ngarkuar në të është shpërndarë në autostradë.

Ndërkohë që po për shkak të aksidentit, trafik i rënduar është shkaktuar në aksion Tiranë-Durrës, më konkretisht në hyrje të Kasharit, ku edhe ndodhi aksidenti.

Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, por duket se trajleri ka qenë duke transportuar një ngarkesë me grurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat