Lubonja analizon situatën politike: Problemi më i madh është krimi i organizuar

Shqipëria

Lubonja analizon situatën politike: Problemi më i madh është krimi i organizuar

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:05
Fatos Lubonja

Zhvillime të shumta në politikë janë paralajmëruar në shtator nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilët flasin për një aksion opozitar për rikthimin e demokracisë në vend.

E në mes të këtyre thirrjeve, për analistin Fatos Lubonja këto retorika ngjajnë si presion dhe shantazh politik ndaj kundërshtarit.

Në një intervistë për News24, Lubonja tha se Shqipëria është e kapur nga oligarkët, të cilëve kryeministri Rama u bën favore.

Sipas analistit, problemi më i madh në këtë vend nuk janë oligarkët, por krimi i organizuar.

Lubonja: Retorikat tingëllojnë si presion e shantazh në kuptimin që i drejtohet kundërshtarit që nuk e ke të gjatë. Po ta shohësh me mendje të ftohtë janë të nxituara, sepse mendojmë që këtu do të ketë një koalicion. Nuk mund të flasësh për qeveri teknike pa u marrë vesh me PD mbi projektin e programin,. Në rastin më të mirë, nëse shkohet si dy parti e një koalicion, duhet bërë edhe përqindja sa fiton njëri apo tjetri.

Një qeveri teknike në shtator do të thotë rrëzimin ose dorëheqjen e qeverisë. Berisha flet për protesta Meta për qeverinë teknike, është dëshira e pasioni i tyre, por me kë ushtri do ta rrëzosh qeverinë? Apo mos është më mirë që të mos flasësh me nxitim për afate kohore, por për një punën sistematike afatgjatë deri në zgjedhjet e ardhme dhe shkon e fiton me zgjedhje?

Retorika të tilla mos janë reagim për dosjet?

Lubonja: Presionet janë pjesa tjetër e lojës. Kemi të bëjmë me një ndeshje finale, ku përjashton njëri tjetrin kush fiton kush humbet kush del nga loja. Është ashpërsuar gjuha dhe denoncimet nga të dyja anët. Është dëshpëruese për njerëzit që ka këtë gjuhë, akuzohet por nuk ka platformë. Nëse do që njerëzit të kalojnë oqeanet, mos mendo të ndërtosh anijen por futu njerëzve dashurinë për të kaptuar oqeanet dhe i ndërtojnë vetë anijet. Është problemi të ndërtohet kjo një herë. Ka një numër i madh që do ndryshimin, por se sa do të mbështesin këta është gjë tjetër.

Berisha zotohet se vjeshta do të jetë pranvera. Po ecet në një linjë me Metën?

Lubonja: Po por mendoj që nuk mund të ecet në tym. Përzihen, ndahen me njëri tjetrin, mungon një gjë më afatgjatë. Kjo është PD, që në një mënyrë synon të tërheqë një elektorat të caktuar. Meta është gjë tjetër, ka pasur një tjetër elektorat, ka dalë nga PS. Gjithsesi mendoj se të dy bashkë kanë të përbashkët disa probleme që janë të Shqipërisë përtej së majtës e së djathtës, rënia e shtetit të së drejtës, i bashkon hedhja e themeleve të shtetit. Pastaj ke elektoratit tënd dhe këtë e shoh në tym. Nga PD e shoh më shumë që duket sikur mbetet tek llogorja e elektoratit të vet, nisur edhe nga retorika e Berishës. Ka kaq shumë ngjarje që nuk kanë lidhje me komunizmit, duhet retorika për kategori të tjera. Nuk mjafton të ngjallësh vetëm ndjenja të së kaluarës.

Akuza të forta nga të dy palët, denoncimet por të dy edhe Meta e Berisha nuk dalin me emra konkretë për oligarkët

Lubonja: Berisha i viteve 2005, një nga pikat e forta kishte guximi për të përmendur me emër dukët e krimit. Kjo ngjallte besim që nuk bën pakt me të korruptuarit dhe oligarkët. Pasi erdhi në pushtet edhe ai bëri pakt. Ky pakt dhe interesat është arsyeja e mos përmendjes së emrave tani. Kjo është Shqipëria e kapur nga oligarkët. Ka qenë më mirë kur oligarkët ishin me parti të ndryshme, sesa tani që Berisha si përmend por ata janë me Ramën, janë të kapur nga Rama, përditë dalin lajme që u bëhen favore nga Rama. Në se ka bërë një gjë Rama ka qenë puna për të korruptuar edhe ata që nuk e mbështesnin. Më shumë se oligarkët problem në vendin tonë janë kriminelët. Krimi i organizuar është përtej oligarkisë në këtë vend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat