Tragjedia me 11 të vrarë në Mal të Zi, reagon Ilir Meta: I tronditur, solidaritet me familjarët e viktimave

Shqipëria

Tragjedia me 11 të vrarë në Mal të Zi, reagon Ilir Meta: I tronditur, solidaritet me familjarët e viktimave

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i tronditur nga tragjedia në Mal të Zi, ku një person vrau 10 të tjerë më armë zjarri, më pas ai u vra nga një qytetar.

Ish-Presidenti Meta thotë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndërsa ndan thotë se ndan dhimbjen më familjarët e viktimave.

“I tronditur nga tragjedia në Cetinje, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin tim familjeve të viktimave të pafajshme, popullit mik dhe autoriteteve të Malit të Zi. Ndaj dhembjen, mendimet dhe lutjet e mia për jetët e pafajshme të humbura sot”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

Tridhjetë e katër vjeçari Vuk Boriloviç ka vrarë sot sot dhjetë persona në Cetinje, më pas është vrarë.

Prokurorja, Andrijana Nastiç, tha për TV Vijesti, se pas përfundimit të hetimeve kane gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa dy te tjera nderruan jete ne spital.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat