Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid nga PD, ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama

Shqipëria

Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid nga PD, ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 10:56
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj propagandës anti-PD se gjatë qeverisjes së saj në vitet e para dhe më pas, nuk janë dënuar krerët e komunizmit dhe shërbëtorët e tyre.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka theksoi se ‘e vërteta është se të gjithë krerët e diktaturës u dënuan bashkë me shërbëtorët e tyre, si kriminelë, për genocid ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Çela e me radhë.

“Krerët e diktaturës dhe shërbëtoret e tyre u akuzuan dhe dënuan për genocid gjatë qeverisë se parë të PD. Kush vazhdon të mashtrojë, duke fryrë të kundërtën është thjeshtë bastard që meriton vetëm përbuzje! Prej vitesh propaganda anti-PD i ka fryrë disa të pavërtetave historike për të dëmtuar PD. Një prej tyre është dhe ajo se gjoja bllokmenët u dënuan “vetëm për kafe”! E vërteta është se të gjithë krerët e diktaturës u dënuan bashkë me shërbëtoret e tyre, si kriminelë, për genocid ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Çela e me radhë. Ndër akuzat ishte dhe ajo e shpërdorimeve, por sigurisht që kryesorja ishte genocidi dhe krimet ndaj shqiptarëve. Për këtë janë të gjitha dokumentet e kush të dojë e ka gjithë mundësinë të verifikoje. Në  tjetër e pavërtetë është ajo se PD lejoi bashkëpunëtorët e Sigurimit të jenë pjesë e Parlamentit dhe administratës! Mashtrim”, shkruan ai.

Gjithashtu Paloka i është kthyer edhe ligjit të ‘lustracioni’ i cili u miratua në parlament nga PD dhe nuk lejonte asnjë ish-funksionar të regjimit, as kriminelët e sigurimit të shtetit bashkë me bashkëpunëtorët e tyre të kishin funksione drejtuese në shtet por PS e anuloi atë ligj pasi erdhi në pushtet me rebelimin e ’97-ës dhe pasi PD erdhi në pushtet dhe e miratoi sërish, Rama e dërgoi në Kushtetuese duke e rrëzuar si anti-kushtetuese.

“PD miratoi në Parlament ligj për lustracionin që nuk lejonte as ish-funksionarët e regjimit, as kriminelët e Sigurimit e as bashkëpunëtorët e tyre, të ishin pjesë e këtyre funksioneve. PS e anuloi atë ligj sapo erdhi në pushtet me rebelimin e ‘97, amnistoi dhe bllokmenët që ishin nëper burgje. Më pas, kur PD erdhi në pushtet, e kaloi përsëri ligjin e lustracionit, po Rama e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe me ata që ishin aty, e rrezoi si antikushtetues . Është më shumë se mjerim kur sheh edhe sot, që jo vetëm Rama dhe propaganda e tij, po dhe disa deputetë që janë në atë Parlament me votat e demokratëve, vazhdojnë të godasin PD dhe historinë e saj me të njëjtën propagandë mashtruese dhe me gjuhen e Tao Pallës. Sigurisht qëllimi është të goditet Berisha. Ky është pikësynimi i Ramës dhe këtij pikësynimi po i shërbejnë dhe këta deputetë . Po të jenë të bindur që dënimi dhe pasojat për ta nga demokratët nuk do jenë thjeshte “historike”, duke u kujtuar si turpi i demokratëve, por direkte. Gjakun dhe sakrificat e demokratëve në vite , nuk mund t’i shesin kaq kollaj e pa pasoja”, nënvizoi Paloka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat