45-vjeçarin në Kuçovë e qëlloi shoku i tij, pasi pinë alkool u konfliktuan (Detaje)

Shqipëria

45-vjeçarin në Kuçovë e qëlloi shoku i tij, pasi pinë alkool u konfliktuan (Detaje)

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Është identifikuar autori i plagosjes së Admir Bejos me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kuçovë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se 45-vjeçari Admir Bejo është plagosur nga shoku i tij pas një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e autorit, ndërsa pak para plagosjes ata kanë qenë së bashku duke konsumuar alkool e më pas janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shoku ka qëlluar me armë zjarri.

45-vjeçari ka mundur të largohet vetëm 200 metra nga banesa ku ndodhi ngjarja, e më pas ka humbur ndjenjat.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët e rastit, të cilët e kanë transportuar në spital.

Gjendja e të plagosurit nuk dihet ende, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat