“Sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij”- Meta uron Bujar Asqeriun në 66-vjetorin e tij të lindjes

Shqipëria

“Sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij”- Meta uron Bujar Asqeriun në 66-vjetorin e tij të lindjes

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:37
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Bujar Asqeriu

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar aktorin Bujar Asqeriu në 66-vjetorin e tij të lindjes.

Ai ka ndarë urimin në rrjetet sociale duke theksuar se asnjëherë nuk është vonë për të uruar ditëlindjen.

“Asnjëherë nuk është vonë për të uruar ditëlindjen!

Një urim të përzemërt për aktorin e mirënjohur dhe shumë të dashur Bujar Asqeriu, i cili dje festoi 66-vjetorin e lindjes.

Edhe 100 të tjera dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij!”, shkruan Meta.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat