​Rexhep Meidani mbush 78 vjet

Shqipëria

​Rexhep Meidani mbush 78 vjet

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:07
​Rexhep Meidani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Qemal Meidani u lind më 17 gusht 1944 në Tiranë.

Diplomoi në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës (Francë) (1974).

Në fushën profesionale, Meidani punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN (1966-1996). Gjatë kësaj periudhe, ai botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”.

Karriera politike e Meidanit nisi pas viteve ’90. Ai ishte kryetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial (1991).

Gjatë viteve 1992-96 u angazhua në shoqërinë civile duke qenë edhe kryetar i bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1994-96). Më 1996 aderoi në Partinë Socialiste duke u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i saj (1996-1997).

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997, Meidani u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi President të Republikës, detyrë të cilën e ushtroi deri më datë 24 korrik 2002 kur u zëvendësua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat