Vrasja në Elbasan/ Viktima baba i një vajze 8- vjeçe me autizëm, në 1997-tën i vranë vëllain

Shqipëria

Vrasja në Elbasan/ Viktima baba i një vajze 8- vjeçe me autizëm, në 1997-tën i vranë vëllain

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku u vra me armë nga 20 vjeçari Klajdi Shaholli.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, në momentin që viktima po i drejtohej makinës së tij.

E gjithë tragjedia u shënua për një konflikt për motive të dobëta.

Viktima nuk ishte një emër problematik, teksa jetonte mes Italisë ku punonte dhe qytetit të Elbasanit ku kishte familjen.

Madrid Ulqinaku ishte babai i një vajze 8 vjeçe e cila ishte e diagnostikuar me autizëm.

Referuar burimeve për mediat, viktima e atentatit të djeshëm në Elbasan, në vitin 1997, humbi të vëllanë pasi ia vranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat