Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit: Përdori gjuhë fyese, e kemi parë dhe me gjarpër nëpër intervista

Shqipëria

Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit: Përdori gjuhë fyese, e kemi parë dhe me gjarpër nëpër intervista

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 09:53
Anisa Kostani

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka fyer dje punonjësit e medias sepse, sipas saj, po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas vrasjes së 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku.

Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen e krimit ekonomik, e cila përmes një shënimi në rrjetin social Instagram i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.

Sot, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një verifikim për Anisa Kostanin, duke filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ. Abc News mëson se ndaj polices së krimit ekonomik në Elbasan ka pasur dhe më herët një hetim.

Referuar informacioneve nga AMP-ja, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, bëhet me dije se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjarprin e famshëm që e mban në qafë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat