“Jemi turistë, ngatërruam rrugën dhe…”, zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën dje në tunelin e uzinës së Poliçanit

Shqipëria

“Jemi turistë, ngatërruam rrugën dhe…”, zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën dje në tunelin e uzinës së Poliçanit

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar dje në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb, se duke iu referuar burimeve konfidenciale, fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat