Ngeli në mes të detit me dallgë, policia kufitare shpëton turisten sllovake në Himarë

Shqipëria

Ngeli në mes të detit me dallgë, policia kufitare shpëton turisten sllovake në Himarë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:46
Himarë

Policia Kufitare e Himarës ka njoftuar sot se i ka ardhur në ndihmë një turisteje nga Sllovakia, të cilës iu rrezikua jeta për shkak të dallgëve të larta të detit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se një turisteje, e cila ishte futur në det me një mjet lundruese tip “Kanoe”, në plazhin e Qeparoit, Himarë, për shkak të dallgëve të larta të detit, po i rrezikohej jeta dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Sllovakia.

Ajo falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës profesionale, u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat