Pogradec/ Përplaset nga makina 74 vjeçarja, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Pogradec/ Përplaset nga makina 74 vjeçarja, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:05

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat