Aksioni i paligjshëm i IKMT-së në ‘Prestige Resort’, Jorida Tabaku: Arsyeja, media e lirë!

Shqipëria

Aksioni i paligjshëm i IKMT-së në ‘Prestige Resort’, Jorida Tabaku: Arsyeja, media e lirë!

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 14:59
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komentoi në News24 aksionin e paligjshëm të IKMT dhe policisë në “Prestige Resort” pak ditë më parë, duke theksuar se kjo ndërhyrje ishte një fatkeqësi e madhe në mes të sezonit turistik, e papranueshme dhe larg standardeve europiane. Një aksion të cilin turistët që ishin të pranishëm në resort e kanë cilësuar duke folur dhe në mediat e huaja si të rrezikshëm për sigurinë e tyre.

“Ka qenë fatkeqësi që ndodhi në mes të sezonit turistik, por ndodhi për arsye që lidhen me lirinë e medias.

Në rastin më të mirë nëse qeveria ka mbyllur sytë dhe e ka lejuar është faji i qeverisë. Më duket e papranueshme dhe s’më duket afër asnjë standardi europian. Askush nuk merr masa për 5 kate pa leje në mes të Tiranës”, tha Tabaku.

Duke folur për aksionin e qeverisë për sekuestrimin e kateve pa leje, Tabaku theksoi se është qeveria ajo që i ka lejuar, teksa opozita ka bere denoncime.

“Katet pa leje nuk i ka lënë opozita. Kemi 9 vite në opozitë, ashtu siç edhe në bashkinë e Tiranës nuk qeveris opozita. Nuk mund të ngrihet një pallat pa e ditur shteti, kur ke çdo institucion. Më duket një deja vu i 2013, duan të heqin vëmendjen nga kriza, të krijojnë tema debati të tjera”, u shpreh Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat