Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha: Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin

Shqipëria

Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha: Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:27
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e personave që do të merren në pyetje nga SPAK për hetimin në lidhje me padinë e bërë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha është shprehur ditën e sotme për gazetarët jashtë seancës plenare se do të paraqitet në SPAK sa herë ta thërrasin.

Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla.

“Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin. Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla”, është shprehur Berisha.

Berisha do të thirret në SPAK për të dëshmuar javën e ardhshme bashkë me ish-ministrin Arben Imami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat