Kontroll ‘blic’ në Gjirokastër, arrestohet i riu, ja çfarë i gjeti policia në makinë

Shqipëria

Kontroll ‘blic’ në Gjirokastër, arrestohet i riu, ja çfarë i gjeti policia në makinë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Në vijim të kontrolleve “blic” për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Garo, 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat