Rritja e çmimit të energjisë/ Enea Karakaçi: Në bursa arriti deri në një mijë euro, është bërë një mall i vështirë për t’u gjetur

Shqipëria

Rritja e çmimit të energjisë/ Enea Karakaçi: Në bursa arriti deri në një mijë euro, është bërë një mall i vështirë për t’u gjetur

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:50
Enea Karakaçi

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story, se vlera e energjisë përveçse është rritur shumë, është edhe e vështirë për tu gjetur.

“Aktualisht çmimi importit ka qenë 50-70 euro ndërsa aktualisht prodhojmë deri në 30% të nevojave. Nga viti i shkuar për shkaqe të jashtme çmimet e energjisë duke nisur nga korriku i 2021 kërceu në nivelet 100-200 euro. Për t’ju dhënë një shembull, në 30 gusht ora 8 e darkës çmimi i energjisë në bursa ka qenë 3 mijë euro. Gjithë viri 2023 parashikohet në nivelin 540 euro. Ne kemi nevojë për import i cili përveçse është bërë shumë e shtrenjtë është edhe shume e radhë për tu gjetur. Këto janë të gjitha efekte të luftës.

Impakti në Shqipëri është, së pari Shqipëria nuk e ka rritur fare çmimin, kostoja e importit deri më tani është mbuluar 20 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Në këtë lloj situate dhe krize nuk mund të ndodhte të mos kishte një rritje të çmimit. Janë rreth 1 mln e 90 mijë abonentë familjarë, sigurisht që secili është në të drejtën sipas dëshirës për të konsumuar por është e pamundur që këto të vazhdojnë të mbrohen me një çmim që nuk e mbulon fare koston e importit. Fsha mbi 800kë/h prek më pak se 4% të popullsisë. Kjo fashë do të mbrojë abonentët që kryejnë veprime të zakonshme dhe të domosdoshme.”- tha Enea Karakaçi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat