Mediu takim me ambasadoren Kim në Kuvend: Ramë dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike

Shqipëria

Mediu takim me ambasadoren Kim në Kuvend: Ramë dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:17
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim punë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

Gjatë takimit, kryediplomatja amerikane shprehu shqetësimin e saj për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Po ashtu, në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.

Mësohet se bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës.

Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe zotin Ball, për vizitën e deputetëve shqiptarë të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat