Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore

Shqipëria

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish deputeti i PS.

“Panorama” mëson se Prokurori ka parashtruar në këtë seancë të gjitha veprimet hetimore të kryera deri me tani.

Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Alqi Bllakos këërkuan një kopje të dosjes hetimore për t’u njohur me përmbajtjen.

Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 6 tetor, e enjte, ora 13.30 ku pritet të vendoset nëse do ndryshohet masa e sigurisë ndaj tij apo jo.

Alqi Bllako, është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit.

Por në gjyq Bllako i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Kujtojmë që më 14 maj 2022, Apeli i GJKKO e la në burg Bllakon, duke mos pranuar kerkesen e tij per lirim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat