Kapet shkodrani që lëvizte me mijëra paund në makinë, dyshohet për para te përfituara nga krimi!

Shqipëria

Kapet shkodrani që lëvizte me mijëra paund në makinë, dyshohet për para te përfituara nga krimi!

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar nga Shkodra është kapur me 44 mijë paund dhe 3 mijë euro, që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtari kriminale. Uniformat blu bëjnë me dije se Policia e Fierit ndaloi mjetin e 40-vjeçarit tip “Benz” në vendin quajtur “Poçem”.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Njoftimi i policisë:

Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari. Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat